Nagavci: Pas 10-ditësh në spital jam rikthyer në shtëpi, faleminderit stafit mjekësor
Ish-shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është rikthyer në shtëpi pas një periudhe të vështirë shëndetësore.
Përmes një postimi në Facebook, tha se pas dy javësh shqetësime dhe 10- ditësh të kaluara në spital, gjendja e saj është përmirësuar dhe tashmë ndodhet në shtëpi.
“Ka ditë që të kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa shumë vlen një dorë e shtrirë, një fjalë e mirë dhe një kujdes i sinqertë. Pas 2 javësh shqetësime dhe 10-ditësh në spital, u riktheva në shtëpi me zemër të mbushur me mirënjohje”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
“Ka ditë që të kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa shumë vlen një dorë e shtrirë, një fjalë e mirë dhe një kujdes i sinqertë.
Pas 2 javësh shqetësime dhe 10 ditësh në spital, u riktheva në shtëpi me zemër të mbushur me mirënjohje. Faleminderit nga zemra dr. Blerta Haraqia, dr. Murat Mehmeti, dr. Linda, dr. Vera, dr. Saranda. Mirënjohje të veçantë edhe për infermieret:
Afërdita, Liridona, Marigona, Shukrie, Shehetzade si dhe laboranten Fatmire. Përzemërsisht falenderuese, thellësisht mirënjohëse për punën me profesionalizëm, kujdes, korrektësi e përkushtim, të gjithë stafit të klinikës. Njerëz si ju i japin kuptim fisnikërisë së këtij profesioni.Faleminderit, nga zemra”, ka shkruar Nagavci.

