75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / Gj Sh

Standardi i dyfishtë nga FIFA, Quansah dënohet rëndë pas kartonit të kuq

Vazhdojnë standardet e dyfishta nga FIFA gjatë Kupës së Botës 2026.

Ditë më parë, sulmuesi i Amerikës, Folarin Balogun u fal pasi morri karton të kuq në ndeshjen ndaj Bosnjës, pasi një gjë e tillë u kërkua nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, shkruan IndeksOnline.

Por e kundërta ndodhi me Jarell Quansah, mbrojtësin e Anglisë, i cili u pezullua me dy ndeshje moslojë.

Quansah u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes me Meksikën, duke humbur kështu ndeshjen çerekfinale me Norvegjinë dhe një gjysmëfinale të mundshme./IndeksOnline/