Garnacho po i numëron ditët e fundit si lojtar i Chelseat, Alonso konfirmon se nuk është në planet e tij
Alejandro Garnacho po përgatitet për largimin e tij nga Chelsea.
Argjentinasi, dështoi të tregonte klasin e tij sikurse te Manchester Unitedi, duke e bërë të pashmangshme largimin pas vetëm një sezoni.
Këtë e konfirmoi edhe Xabi Alonso, ku njoftoi se nuk është në planet e tij.
“Ka interes për të nga klube të tjera. Shpresojmë që të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme për të gjithë”, u shpreh Alonso.
Garnacho, sezonin që lamë pas bëri 43 paraqitje dhe shënoi 8 gola dhe 4 asistime./IndeksOnline/

