75 Mall Live Search
17:15 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / L A

Agim Ademi në Prizren, takohet me Arijon Ibrahimoviqin

Arijon Ibrahimoviq po kalon pushimet në Kosovë.

Pasi që nënshkroi kontratën e re me Bayern Munichun, ai vendosi që të kalojë ditët e pushimit në vendin tonë para fillimit të sezonit të ri 2026/27, ku ai pritet të jetë pjesë përbërëse e kampionëve gjerman.

Gjatë ditës së sotme, ai u takua me presidentin e FFK-së Agim Ademi në Prizren.

“Në Prizrenin e bukur, sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovar të futbollit evropian, yllin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq. Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë. I uroj nga zemra shumë suksese në karrierë dhe jam i bindur se e ardhmja i rezervon atij arritje të mëdha. Një falënderim i veçantë edhe për familjen e tij, e cila i ka kultivuar dashurinë për atdheun dhe vlerat e Kosovës”, shkroi Ademi.

Se a do të lë ai Gjermaninë dhe t’i bashkohet Kosovës, mbetet të shihet në vijim./IndeksOnline/