Hoxhaj: Vota e PDK-së për demarkacionin, e qartë!
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vota e PDK-së për demarkacionin është e qartë.
Kjo deklaratë e tij lënë të kuptohet se kjo parti është unike në votimin për demarkacionin, raporton Indeksonline.
Hoxhaj në konferencën e thirrur ka thënë se PDK është e shqetësuar me zhvillimet politike në vend, konkretisht mos ratifikimit të demarkacionit gjatë seancës së djeshme.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve të partive politike të pajtohen dhe të ratifikojnë demarkacionin.
“Një temë e dytë e cila e ka karakterizuar mbledhjen e kryesisë gjendja politike në vend, zhvillimet në vend. Kena folë për atë që nuk ka ndodh,jemi të shqetësuar për situatën e djeshme që ka qenë shteti i Kosovës dje, meqë nuk ka pasur vullnet të të gjitha partive shqiptare që të përmbushin kërkesën bazike të Kosovarëvem liria e lëvizjes në zonën Shengën. Kadri Veseli por edhe shumë kolegë të tjerë edhe unë kemi qenë të kyçun në këtë proces për ti dhënë drejtim një procesi të tillë. Ajo çka do duhej të thuhej për ratifikimin e marrëveshje e cila do duhej të përmbyllte shënimin vijës kufitare. I dim argumentet, faktet, i dim përceptime, opinionet e dallimet e këtij komisionit me tjerin, por Kosova nuk ka nevojë të humb kohë, qytetarët të lëvizin lirshëm pa viza” ka thënë ai./Indeksonline/