Aksident me të lënduar në Prishtinë (Foto)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, tek pjesa e njohur si ‘Banesat e Bardha’.
Si pasojë e këtij aksident ka mbetur i lënduar një person, raporton Indeksonline.
Në aksident janë përfshirë tri vetura të ndryshme, të cilat gjithashtu kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Përgjatë këtyre ditëve moti ka qenë i ndryshueshëm, gjë që ka ndikuar edhe në shkaktimin e aksidenteve të shumta, pothuajse gjatë gjithë kohës./Indeksonline/