Probleme me zemër, kjo ishte arsyeja pse Kante mungoi kundër Cityt
Të gjithë u befasuan kur panë formacionin e Chelseat për ndeshjen kundër Manchester Cityt. Krejt kjo për shkak se në të nuk figuronte emri i futbollistit më të mirë në Premierligë, N’Golo Kante.
Sipas mediave britanike, mesfushori francez mungoi në këtë përballje pasi kishte probleme me zemër.
Ai ishte duke i kryer disa teste para ndeshjes ku u vërejt një problem kalues në zemrën e tij.
Për fat të mirë, N’Golo iu është rikthyer stërvitjeve me Blutë e Londrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Crystal Palaces./IndeksOnline/