5 sëmundjet e zakonshme për të cilat duhet të dini
Burrat dhe gratë pothuajse ndajnë të njëjtat sëmundje mirëpo janë disa sëmundje specifike të cilat zhvillohen vetëm në mesin e grave.
Më poshtë po ua paraqesim 5 më të zakonshmet, transmeton Indeksonline.
Çrregullimi i ciklit menstrual. Shumë femra përballen me çrregullim të ciklit menstrual i cili shfaqet për shkaqe të ndryshme si, sindroma e vezoreve policistike, sëmundje të gjëndrës tiroide, periudha para menopauzës, etj.
Infeksion i traktit urinar. Ky lloj infeksioni është mjaftë i shpeshtë në mesin e fermave dhe shfaqet për arsye të ndryshme. Urinimi i shpeshtë, djegie gjatë urinimit, janë disa nga simptomat e këtij infeksioni, transmeton Indeksonline.
Tumoret malinje. Përveç kancerit të gjirit dhe atij të qafës së mitrës, kanceri i lëkurës dhe ai i fytit janë mjaftë të shpeshtë në mesin e femrave.
Ankthi dhe depresioni. Megjithëse ka raste të shpeshta edhe te meshkujt edhe te femrat, ankthi dhe depresioni janë më të shpeshtë në mesin e femrave dhe kjo në të shumtën e rasteve për shkak të historisë familjare, stresit në punë, shkollë apo konflite martesore, humbja e partnerit apo divorcit, abuzimi seksual gjatë fëmijërisë.
Mbipesha. Pesha e tepërt apo mbipesha të femrat shfaqet për shkaqe të ndryshme, si, sindroma e vezores policistike, çrregullime të ciklit menstrual, depresioni, etj./Indeksonline/