10:40 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Jakup Krasniqi-Fatmir Limajt: Urime nga zemra, të priftë e mbara!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka uruar kryetarin Fatmir Limaj, pas vendimit të Gjykatës Themelore, i cili akuzohej për rastin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Krasniqi e ka uruar Limajn nga zemra, duke i thënë se meriton më shumë se një urim.

Ja postimi i Krasniqit:

URIME NGA ZEMRA – FATMIR!

Përveç lajmit për shpalljen i pa fajshëm, njeriut që u përballë pesë herë me “Drejtësinë”, e meriton dhe e meriton shumë që t’i thuhet një urim i sinqertë!

Unë që e pata fatin të isha dy herë në dy procese gjyqësore në Hagë e tani në Gjakovë, Fatmir Limajt i them nga zemra: Urime e të priftë e mbara! /Indeksonline/