PSG 5-0 Metz: Gola koti, në një ligë të kotë
Si në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, edhe këtë javë, PSG ka fituar me rezultat të thellë.
Skuadra parisiene mposhti në shtëpi Metzin me rezultat 5-0.
Golat e takimit u shënuan nga Meunier, Nkunku X2, Mbappe, Thiago Silva.
Ndryshe nga Liga e Kampionëve ku PSG-së nuk i ndihmuan miliardat të eliminojnë Real Madridin, parisienët vazhdojnë të dëfrehën në një ligë pa konkurrencë. PSG ka një diferencë prej 14 pikësh ndaj Monacos, skuadër kjo që renditet në vendin e dytë. /IndeksOnline/