Shqiptaret tona do të ngjiten sonte në skenën e eventit prestigjioz
Bebe Rexha dhe Rita Ora janë momentalisht këngëtaret më të pëlqyera dhe më të kërkuara në mbarë botën.
Këngëtaret shqiptare janë më se aktive si me koncerte njësoj edhe me performanca në evente të ndryshme prestigjioze, shkruan Indeksonline.
Sot të dyja do të ngjiten në skenën e iHeart Radio Music Awards 2018 dhe do të hapin mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, ku edhe do ta jepin çmimin e parë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Bebe përmes një instastory të postuar në llogarinë e saj Instagram.
Ndryshe të dy këngëtaret janë edhe mike shumë të mira./Indeksonline/