16:44 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha elektrizon skenën në Chikago, dhuron perfomancë të ‘zjarrtë’

Ky vit ishte ndër më të suksesshmit për këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha.

Ajo ishte tejet e angazhuar me koncerte në eventet më të njohura dhe në vende të ndryshme të botës, shkruan Indeksonline.

Bebe Rexha së fundi ka performuar në Chikago, ajo pati një performancë elektrizuese ndërsa ndezi skenën edhe me dukjen.

“Zemra dhe shpirti. Faleminderit shumë Chikago” ka shkruar Bebe.

Kujtojmë që Bebe së fundi u nominua për herë të parë në ndarjen e çmimeve “Grammy”, i cili do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm/Indeksonline/

Temat: