75 Mall Live Search
13:05 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Probleme të reja për Marco Reus, mungon kundër Hannoverit (Foto)

Çfarë po ndodh me futbollistin gjerman, Marco Reus? Sapo filloi ta merrte veten te klubi i Borussia Dortmund, ai ka pësuar një tjetër lëndim.

Ashtu siç lajmëron klubi, Reus ka probleme (shqetësime) muskulore dhe do të mungoj në ndeshjen kundër Hannoverit, e vlefshme për xhiron e 27 në Bundesliga.

“Reus mungon për shkak të shqetësimit muskulor”, shkruhet në njoftimin e klubit gjerman pasi publikoi formacionet zyrtare për ndeshjen e sotshme.

Në anën tjetër, pas shumë kritikave, Peter Stoger ka startuar me kampionin botëror, Mario Gotze./IndeksOnline/