Pas Parkerit, ky do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas (Foto)
Anthony Joshua, kampioni botëror në peshat e rënda më 31 mars do të rrahet me Joseph Parkerin.
28-vjeçari nga Britania e Madhe i ka bërë për vete shumë dashamirë të boksit, transmeton IndeksOnline.
Edhe pse para vetës ka shumë oferta, kundërshtari i radhës pas meçit kundër Parkerit do të jetë Dillian Whyte.
“Anthony Joshua do të mirëpresë një tjetër duel të fuqishëm me Dillian Whyte, nëse rivali i tij britanik mposhtë Lucas Browne”, ka thënë promotori Eddie Hearn.
Whyte do të kërkoj fitore këtë të shtunë në stadium “O2” kundër Brownit.
Dy boksierët (Joshua – Whyte) u takuan në vitin 2015, ndërsa meçin me nokaut e fitoi Joshua pas raundit të shtatë./IndeksOnline/