Thaçi për Jahjagën: E nderoi Kosovën sa ishte presidente, po e bën edhe sot
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar ish-presidenten Atifete Jahjaga për themelimin e fondacionit të saj.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ajo e nderoi Kosovën derisa po e bënte punën e saj si presidente dhe po vazhdon ta nderoj edhe sot.
Ja postimi i Thaçit:
E përgëzoj ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë. Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde. Ajo do ta ketë vazhdimisht mbështetjen time. HTH /Indeksonline/