Kujdes në trafik, rrugët me borë e ngrica (Video/Foto)
Bora e cila ka rënë dje dhe po vazhdon të bije edhe sot ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugë, raporton Indeksonline.
Magjistralja Prishtinë-Pejë është e mbuluar nga bora e ngricat dhe vetëm në mëngjes kanë ndodhur dhjetëra aksidente trafiku, por fatmirësisht vetëm me dëme të vogla materiale.
Kompanitë për pastrimin e rrugëve janë parë në terren, mirëpo pavarësisht përpjekjeve të tyre, rruga është me borë dhe akull.
Policia e Kosovës u bënë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm pasi në rrugë janë paraqitur ngricat./Indeksonline/