12:35 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Lucas publikon foto të fytyrës: Jam mirë, respekte për Whyten (Video/Foto)

Luas Browne, (38-vjeçari) duket në gjendje të mirë pas nokautit brutal që mori nga boksieri Dillian Whyte.

Në të vërtetë pamja e fytyrës nuk duket mjaftë e mirë, pasi boksieri nga Australia shihet sa ka pasur nevojë për qepje në pjesën e syrit apo vetullës, shkruan IndeksOnline.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam mirë dhe faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen. Nuk ishte nata ime, repsekte masive për Dillian Whyte. Syri im më dha probleme. Jam mirë dhe do të kthehem”, ka shkruar Lucas në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Whyte e nokautoi Lucasin në raundin e gjashtë. Me këtë fitore boksieri nga Xhamajka tani futet në garë serioze për titull botëror. Madje ai ka kërkuar një duel të drejtpërdrejt, me amerikanit Deontay Wilder./IndeksOnline/