75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Hoti: Njësia Speciale nuk do lejojë Gjuriqin të hyjë në Kosovë

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se njësia speciale është vendosur në veri të Mitrovicës dhe nuk do lejojnë kalimin e Marko Gjuriqit të futet në Kosovë, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Gjuriq dhe sekretari i përgjithshëm i kryesisë së Serbisë, Nikola Selakoviq sot kanë planifikuar të marrin pjesë në një panel në Mitrovicën e Veriut në kuadër të dialogut të brendshëm, porse Gjuriqit i është ndaluar hyrja në Kosovë nga Ministria e Punëve të Jashtme./Indeksonline/