Zyrtare: Elneny nënshkruan kontratë të re
Mesfushori, Mo Elneny ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me skuadrën e Arsenalit.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez përmes faqes zyrtare, transmeton IndeksOnline.
“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje të re me Elnenyn”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Mesfushori ka bërë 65 paraqitje që nga transferimi në “Emirates” në janar të 2016.
Ai filloi karrierën te skuadra e El Mokawloon në Egjipt, para se të transferohej në Basel në vitin 2013./IndeksOnline/