Gjuriq drejtë Merdares (Video)
Pas qëndrimit rreth një orë në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i prangosur është nisur drejt Merdarës ku do tu dorëzohet autoriteteve serbe.
Burimet e Indeksonline tregojnë se ai është vendosur në autoblindën e Policisë së Kosovës dhe nën forca të mëdha të policisë është nisur drejt Pikës së Kalimit Kufitar në Merdare. /Indeksonline/