75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Zhvillimet e fundit në vend, Kryesia e LDK-së mblidhet së shpejti

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Agim Veliu ka thënë se kryesia e kësaj partie do të mblidhet së shpejti për të marr një qëndrim lidhur me situatën e krijuar në Kosovë.

Lista Serbe që deri sot ka qenë pjesë e Qeverisë Haradinaj ka njoftuar se është larguar nga kabineti qeveritar një ditë pasi që shefi i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës.

Pas këtij vendimi Haradinaj ka mbetur në Qeveri vetëm me PDK-në dhe Nismën dhe minoritetet jo serbe.

Veliu i LDK-së thotë se i vjen keq që Lista Serbe është faktor i një Qeverie në Kosovë, por që sipas tij për veprimet e kësaj partie gjithçka do të dihet pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

“Neve na vjen keq që Lista Serbe do të vendos kur bjen një Qeveri e kur jo.  Unë si nënkryetar i parë i LDK-së po them se partia jonë ende nuk ka qëndrim për situatën e krijuar. Kryesia nuk është mbledhur kur të mblidhemi dalim edhe me qëndrim”, tha Veliu.

Gjatë ditës LDK ka dërguar një komunikatë për media me anë së cilës thuhet se “LDK nuk do të lejojë që Lista Serbe të përcaktojë fatin politik të Kosovës”.

Temat: