Nis takimi Mogherini-Vuçiq në Beograd
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini po qëndron sonte në Beograd.
Ajo nga ora 19:00, ka nisur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Ky takim vije pas arrestimit të djeshëm të shefit të Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, I cili kishte hyr ilegalisht në Kosovë.
Pas ngjarjeve të fundit, Ivica Dacic mblodhi sot në një takim ambasadorët dhe shefat e misioneve ndërkombëtare, të cilëve ua prezantoi dokumentacionin e plotë mbi incidentin. /Indeksonline/