Anglia dhe Italia ndahen në paqe (Video)
Anglia dhe Italia kanë barazuar 1-1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Wembley të Londrës.
Treluanët kaluan të parët në epërsi në minutën e 26-të me golin e Vardyt, shkruan indeksonline.
Azurët arritën të barazojnë vetëm në minutën e 87-të me golin e Lorenzo Insigne nga penalltia.
Në këtë ndeshje Anglia vinte pas fitores kundër Holandës ndërsa Italia ishte mposhtur nga Argjentina. /IndeksOnline/