Behrami, tri javë jashtë fushave
Skuadra e Udineses do të jetë pa Valon Behramin për tre javë.
Ylli kosovar pësoi një lëndim në ndeshjet me Kombëtaren e Zvicrës dhe do t’i mungoj klubit italian afro tri javë, transmeton IndeksOnline.
Mesfushori ka pësuar një dëmtim muskulor në biceps të këmbës së majtë.
Ai është kontrolluar nga mjekët e Udineses dhe do të jetë jashtë fushave për tre javë.
Behra do të mungoj në duelet kundër: Atalanta, Fiorentina, Lazio dhe Cagliari./IndeksOnline/