75 Mall Live Search
13:17 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Sefaj, Maxhuni dhe policët po të dështonin s’do të kishin vend në Prishtinë

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë, ku ka folur kryesisht për aksionin e së hënës në veri, për të arrestuar Marko Gjuriqin.

“Imagjinoni, ku do të shkonte Shpend Maxhuni – Drejtori i Policisë, ata djem (policët) apo ministri i rendit – Flamur Sefaj sikur të dështonin atë ditë atje”.

“Ata nuk do të kishin vend në Prishtinë”, ka thënë Haradinaj.

Ne mund të mos kemi aq forcë sa ta matemi me fuqitë e botës, por që në të drejtën tonë ligjore duhet të jemi të qëndrueshëm. Nuk ka eksperiente me këto tema”.