75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Stadiumi i ri i Evertonit, ky është plani (Foto)

Skuadra e Evertonit pritet që së shpejti të nis punimet për stadiumin e ri.

Planet për stadiumin e ri janë zbuluar nga arkitekti i njohur amerikan, Dan Meis, transmeton IndeksOnline.

Meis u takua me tifozët e Evertonit në Kishën e Shën Lukës dhe biseduan për planin e ri të stadiumit.

Ai ka thënë se një pjesë e stadiumit do t’i ngjajë stadiumit të Borussia Dortmundit.

“Ne po planifikojmë të krijojmë një fund të madh në anën jugore të stadiumit, i cili do të jetë i ngjashëm me Yellow Wall, të Borussia Dortmundit”, ka thënë Meis.

“Godison Park” ka një kapacitet deri në 39 mijë ulëse, kurse ky i riu ka në plan të bëhet me 55 mijë ulëse./IndeksOnline/