37-vjeçar? Kujt i intereson, John Terry në formacionin e vitit në Angli (Foto)
Është publikuar formacioni i sezonit 2017/18 në Championship të Anglisë.
Në 11’en startuese bën pjesë ish-mbrojtësi i Chelseat, John Terry, shkruan IndeksOnline.
37-vjeçari u transferua në Aston Villa gjatë këtij sezoni, dhe ka arritur që së bashku me bashkëlojtarët ta sigurojë barazhin për inkuadrim në Premierligë.
Villa është në pozitën e 4’të me 73 pikë, ku kanë mbetur edhe 6 xhiro deri në fund të kampionatit.
Në këtë formacion bën pjesë edhe Albert Adomah nga Aston Villa.
Duhet përmendur se në formacion është edhe 17-vjeçari i Fulhamit, Ryan Sessegnon, madje ky lojtar është nominuar në tre/katër çmimet kryesore për këtë sezon.
Më poshtë e keni formacionin e plotë të këtij sezoni në Championship./IndeksOnline/