Promovohen dy libra për Kosovën
Sot do të bëhet promovimi i librave “Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike” dhe “Në Gjenevën për Kosovën – fjalime në institucione ndërkombëtare 1998 – 2002”, të autorit Ksenofon Krisafi.
ËKëto janë dy librat e rinj të një prej profesorëve më të njohur të së Drejtës Ndërkombëtare, Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në UMSH, Ksenofon Krisafi.
“Lufta e Kosovës në Labirintet Diplomatike” dhe “Në Gjenevë për Kosovën-Fjalime në institucionet ndërkombëtare”, janë dy librat të cilat janë shkruar duke iu referuar kohës, kur Prof. Krisafi, ishte në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në OKB. Ato janë libra që kanë nisur kur në Kosovë bëhej luftë dhe në qarqet diplomatikë ku ai ishte pjesë në atë kohë.
Në promovimin e librave “Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike” dhe “Në Gjenevën për Kosovën – fjalime në institucione ndërkombëtare 1998 – 2002”, të autorit Ksenofon Krisafi, do të merr pjesë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
Promovimi do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në ora 11:00.