Shtohen kolonat në Merdare (Video)
Pas përfundimit të pushimit pranverorë, mërgimtaret kanë marrë rrugën e kthimit në shtetet ku jetojnë.
Si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të gjata në pikat kufitare, si në Vërmicë dhe në Merdarë.
Të dhënat e fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit tregojnë kolona të gjata në pikat kufitare. Në Merdare kolonat kufitare kanë arritur deri në 1200 metra.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar edhe një video ku shihen veturat të cilat po presin që të kalojnë kufirin me Serbinë./Indeksonline/