75 Mall Live Search
23:34 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

MARCA: Me Sergio Roberton deri në fund të botës (nëse Messi lejon)

Gazeta spanjolle MARCA ka bërë vlerësimin e secilit prej lojtarëve të Barcelonës, pas fitores ndaj Leganes, ku Messi kompletoi het-trik.

Messi? – “Ai hoqi çdo dyshim në lidhje me gjendjen fizike që përflitej. Ai e zhbllokoi takimin me një gol fantastik dhe shënoi një tjetër para përfundimit të pjesës së parë. Me këtë version të “Pleshtit” , Barça mund të ëndërrojë gjithcka.

Sergio Roberto? – “Ai duhej të vepronte si një mbrojtës i majtë dhe e menaxhoi mjaft mirë atë pozitë. Do të ishte befasi e madhe nëse një lojtar që mund të luaj në aq shumë pozita nuk do të ftohej në Kupën e Botës në Rusi” .

Kështu MARCA ka komplimentuar paraqitjen e dy yjeve të Barcelonës në ndeshjën ndaj Leganes, me një titull që i referohet lejes së Messit për Roberton, pasiqë të dy do të ishin kundërshtarë me kombëtaret e tyre përkatëse në Botëror. /IndeksOnline/