Kidnapohet një 11-vjeçar në Shtime
Një 11 vjeçar raportohet të jetë kidnapuar gjatë ditës së sotme në Shtime. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rreth orës 20:45 kemi pranuar informacionin për një fëmijë të kidnapuar rreth orës 19. Sipas dëshmitarit që ka qenë pranë tij raportohet se gjoja dikush e ka kidnapuar atë”, ka thënë Gashi.
Gjithashtu ai ka shtuar se tashmë Policia e Rajonit të Ferizajt është duke verifikuar rastin dhe do të ndërmarrin vendimet e nevojshme policore.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion tek organet e hetuesisë apo familjarët se ku mund të jetë fëmija në fjalë./Indeksonline/