09:22 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

“Skifterat” i gëzohen largimit të Arbnor Morinës (Foto)

Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina i ka dhënë fund aventurës me klubin e Gjilanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, trajneri prishtinas ka dhënë lajmin për largimin nga klubi i Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Këtë lajm e kanë përjetuar më së miri tifozët “Skifterat”, të cilët që një kohë të gjatë duan shkarkimin e Morinas.

“Gjilani është i Skifterave”, kanë shkruar tifozët në rrjetet sociale!

Kujtojmë se marrëdhëniet mes trajnerit Morina dhe tifozëve, ishin prishur gjatë ndeshjes së Kupës së Kosovës, ku skuadra e Gjilanit u eliminua nga Vushtrria, dhe pa dëshirën e tyre, kjo ndeshje ishte zhvilluar në Ferizaj dhe jo në stadiumin e qytetit.

Gjilani është në pozitën e 7’të dhe ka grumbulluar 39 pikë në 26 xhiro në Vala Superligën e Kosovës./IndeksOnline/