Kanë arsye për festë! Lojtarët e Romës “çmendën” në zhveshtore (Video)
Roma bëri të pamundurën dhe eliminoi skuadrën më në formë këtë sezon, Barcelonën.
Të gjithë menduan se skuadra e Barcelonës tashmë është kualifikuar për në gjysmëfinale, por në të njëjtin mendim nuk ishin lojtarët e Romës dhe tifozët e saj, shkruan IndeksOnline.
Italianët fal golit të vetëm të shënuar nga “Camp Nou”, dhe fitores në shtëpi me rezultat 3-0, eliminuan ekipin nga Katalunia, duke siguruar gjysmëfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, kamera e UEFA-s u fut në dhomat e zhveshtorës në stadiumin “Olimpico” dhe xhiroi gjithë festën e “çmendur” të futbollistëve romak.
Shikoni se çfarë atmosfere dhuruan lojtarët e Romës pas fitores 3 me 0 kundër Barcelonës./IndeksOnline/
SCENES inside the Roma dressing room ???@ASRomaEN #UCL pic.twitter.com/Fwwvi97swD
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 10, 2018