LDK reagon për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur keqardhje për rastin e aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik.
LDK përmes një komunikate shpreh mbështetje dhe mirënjohje për punën e ekipeve të shpëtimit nga FSK, Policia dhe ekipet e tjera në terren.
“Në këto momente të vështira të pritjes nga familjet e të dy policëve, të gjithë lutemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/