75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Interit kërcënohet me jetë pas humbjes nga Juventusi

E dashura e Davide Santon ka rrëfyer se është e frikësuar pasi mbrojtësi i Inter ka marrë kërcënime për jetën.

Ish-lojtari i Newcastle United u fut nga stoli në minutat e fundit gjatë humbjes 3-2 të Zikaltërve ndaj Juventus të shtunën.

Si Santon ashtu edhe e dashura e tij Chloe Sanderson janë abuzuar në mediat sociale duke u bombarduar me mesazhe agresive nga tifozët e Inter duke përfshirë kërcënime për jetën dhe duke u uruar kancer.

“Futbolli është një sport pasioni. E kuptoj dhe e vlerësoj këtë,” shprehet ajo në Instagram.

“Por për të parën herë në jetën time jam e frikësuar në shtëpinë time me të dashurin tim…Kur më thuhet të kyç dyert dhe të merakosem për partnerin tim.

“Kjo gjë nuk është në rregull.

“Askush nuk është më i mërzitur për këtë rezultat sa Santon.”