Atmosferë e qetë para stadiumit të Romës, përgatitet një siguri e lartë (Foto)
Për momentin është një situatë e qet para stadiumit të Romës. Megjithatë shihet se është duke u përgatitur një siguri e lartë afër stadiumit italian, “Olimpico”, raporton IndeksOnline.
Shumë vetura policore kanë rrethekuar stadiumin e skuadrës romake, para ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve, ku Roma e pret Liverpoolin.
Autoritetet italiane kanë shpreh gatishmëri për një organizim më të mirë se sa që ishte në Liverpool javën e kaluar, ku disa tifozë u lënduan shkaku i një përleshjeje.
Madje klubi i Liverpoolit në një komunikatë i ka lutur tifozët “The Reds” që të përdorin autobusët dhe deri në ora 16:00, të mos afrohen te stadiumi “Olimpico”.
Ndeshja e parë në “Anfield” kishte përfunduar me rezultat 5-2, në të mirë të anglezëve, kurse e kthimit zhvillohet sonta nga ora 20 e 45./IndeksOnline/