Ministri Hasani në ndeshjen Drita-Gjilani, për kë po bën tifozeri! (Foto)
Është duke u zhvilluar ndeshja kampionale e Superligës ndërmjet dy ekipeve gjilanase.
Gjilani-Drita është padyshim ndër derbit më të zëshëm në sportin kosovarë. Përpos lojës, tifozeria ka bujën më të madhe duke qëndruar furishëm pas dy ekipeve në çdo lojë.
I pranishëm për të përcjellur këtë derb ka qenë sot edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, raporton Indeksonline.
Duke u munduar të jetë i paanshëm, Hasani nuk ka treguar se për kë bën tifo në këtë ndeshje, përpos që ka publikuar fotografi nga të dy tifozeritë./Indeksonline/