Bellew “injoron” Dillian Whyte-n, kërkon një kundërshtar tjetër (Foto)
Tony Bellew ka fituar mbrëmë në “O2 Arena”, duke mposhtur me nokaut teknik, David Haye.
Britaniku, 35-vjeçar tregoi një luftë të pastër dhe më të fuqishme se sa 37-vjeçari, shkruan IndeksOnline.
Meçi ishte afër të përfundoi në raundin e tretë, por Haye me përvojën që ka arriti shumë mirë ta menaxhonte vetën dhe e qoi këtë super-luftë deri në raundin e pestë.
Pas këtij meçi, Bellew në mikrofonin e “Sky Sport”, kërkoi kundërshtar të ri.
Edhe pse gazetari ia ofron dy emra, si; Wilder dhe Whyte, Bellew kërkon një luftë të drejtpërdrejt me kundërshtarin, Andre Ward.
“Doni një luftë tjetër, e doni të gjithë? Ku është Ward, e dua Ward. Si thoni?”, ka thënë pas meçit Bellew.
Ward, është 34-vjeçar nga Kalifornia, dhe ka të zhvilluar afro 32 meçe, ku ka arritur 32 fitore (16 me KO) dhe asnjë humbje./IndeksOnline/