75 Mall Live Search
15:16 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoti: Të bëhemi bashkë ta caktojmë datën e zgjedhjeve të reja

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se zgjedhjet e reja në Kosovë janë të pashmangshme. Sipas Hotit, koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën e nevojshme parlamentare për të marrë vendimet më të thjeshta.

“Sot u mbajt tryeza e dyte e partive politike, te cilat tryeza jane nisur nga LDK-ja per te nxjerre vendin nga kriza institucionale.

Ekziston vullneti politik tek te gjitha partite, perfshire partite e koalicionit qeverises, qe te arrihet koncenzus per adresimin e temave te rendesise nacionale.

Por, koalicioni qeverises nuk e ka shumicen e nevojshme parlamentare per te marre vendimet me te thjeshta.

Nuk mund te lejojme qe vendi te udhehiqet nga pakica parlamentare, sepse eshte kunder rregullave te demokracise.

Zgjedhjet e reja jane te pa evitueshme. Duhet te dakordohemi per daten e zgjedhjeve dhe deri atehere ne duhet te punojme se bashku per te adresuar ceshtjet e rendesise nacionale.

Sa me shume qe zgjatet kjo krize institucionale me qeveri te pakices, demet per demokracine tone te re dhe shoqerine e ekonomine e Kosoves jane me te medha” ka thënë Hoti./Indeksonline/

Temat: