Një vajzë e vdekur gjendet në liqenin artificial në Mitrovicë (Foto)
Një trup i pajetë i gjinisë femërore është gjetur në liqenin artificial të Mitrovicës.
Trupi i pajetë është gjetur në liqenin që u ndërtua në Suhadoll të Mitrovicës, në orën 17:30. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera lidhur me rastin.