75 Mall Live Search
22:02 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Sa keq për kapitenin e Perusë: CAS ia mohon pjesëmarrjen në Kupën e Botës (Foto)

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero nuk do të marr pjesë në Kampionatin Botëror.

Guerrero nuk do të marr pjesë në Kupën e Botës me Perunë pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka dhënë një dënim të ri, shkruan IndeksOnline.

FIFA e kishte dënuar futbollistin për shkak të dopingut vetëm 6 muaj, dënim ky i cili tashmë kishte skaduar këtë muaj.

Megjithatë CAS-i tani ia ka shqiptuar një dënim të ri sulmuesit 34-vjeçar. Ai tani do të mungoj për më shumë se 14 muaj për shkak të përdorimit të substancave të palejuar në sport.

Kombëtarja e Perusë në Kupën e Botës do të jetë në grup me Francën, Australinë dhe Danimarkën./IndeksOnline/