E dërgoi në Bundesliga 2, Hamburgu i bën “dhuratë” trajnerit
Hamburgu për herë të parë në histori të klubit do të bëjë gara në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Sipas “Bild”, edhe për kundër kësaj “tragjedie”, drejtuesit e skuadrës kanë vendosur t’i zgjasin kontratën trajnerit aktual, Christian Titz.
47 vjeçari mori frenat e skuadrës në muajin mars nga skuadra e dytë e Hamburgut por nuk arriti ta shpëtoj nga rënja.
Titz ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020. /IndeksOnline/