Dy raste të dhunës familje gjatë ditës së djeshme
Dy raste të dhunës familjare kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës.
Në Lipjan i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën femër. Me këtë rast, viktima femër ka pësuar lëndime d he e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në Prishtinë një femër ka raportuar se në vazhdimësi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/