Owen analizon finalen e Ch.League, e “frikëson” Realin
Ish ylli i Liverpoolit dhe Real Madridit, Michael Owen e ka bërë parashikimin e finales së Ligës së Kampionëve.
Ish sulmuesi legjendar anglez ka thënë se kjo do të jetë një nga finalet më të bukura të kësaj gare. Owen mendon se Liverpooli do të jetë kundërshtar i frikshëm për Realin.
“Janë dy skuadra, me dy stile të ndryshme. Liverpooli bën lojë perfekt ndaj skuadrave të mëdha. Atyre nuk iu intereson ta mbajnë topin gjatë në këmbë, por kur e kanë janë tejet të rrezikshëm.
Klopp ka një sistem që nuk i lejon lojtarët të mbajnë topin shumë në mbrojtje, ndërsa kur topi është në anën tjetër të fushës, ata shpejt ndërtojnë aksione të bukura. Mendoj se do të jetë një nga finalet më të bukura, me shumë gola e rivalitet” ka thënë Owen./Indeksonline/