Ariana Grande hapi ‘Billboard Music Awards’ me këngën e re (Video)
Ariana Grande e hapi të dielën eventin prestigjioz të muzikës ‘Billboard Music Awards’.
Këngëtarja me performancën e saj në skenën e MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, solli magji, teksa u shfaq me grupin e saj të vallëzimit.
Ajo zbriti në skenë me disa çadra, ndërsa këndoi këngën e saj të re ‘No ters left to cry’.
I pranishëm për të parë këtë perfomancë të Ariana-s ishte edhe vëllai i saj Frankie Grande i cili gjatë gjithë kohës mbante duart në ajër./Indeksonline/