Mavraj transferohet te klubi nga Arabia Saudite?
Mërgim Mavraj është afër të transferohet në Arabinë Saudite.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është dënuar nga trajneri i Hamburgut, Christian Titz, i cili e ka detyruar futbollistin të stërvitet me U21 e klubit gjerman, transmeton IndeksOnline.
Ashtu siç kuptohet nga mediat shqiptare, Mavraj nuk është i kënaqur me trajtimin që janë duke ia bërë në klubin e Hamburgut, kështu ka vendosur të largohet.
I interesuar për shërbimet e Mavrajt është skuadra nga Arabia, Al-Ettifaq.
Ettifaq është themeluar në vitin 1945, dhe ka një stadium me kapacitet 26 mijë vende.
Shumica e futbollistëve janë arab, kurse vetëm një europian, ai i Sllovakisë, Filip Kiss./IndeksOnline/