18:00 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Përfundon ndeshja, kjo skuadër e siguron barazhin

Skuadra nga Kamenica, Dardana është një hap më afer në ngritjes në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Kjo pasi që në përballjen e sotme në Drenas, Dardana arriti të mposhtë skuadrën e njohur nga Kaçaniku, Lepencin.

Në prani të mbi 1000 tifozëve, një gol ishte i mjaftueshëm për fitoren e Dardanës në këtë përballje. Hero i ndeshjes ishte Egzon Huruglica me golin e realizuar në fund të pjesës së parë.

KF Dardana ka qenë skuadër tejet kompakte gjatë gjithë sezonit ndërsa shquhet edhe për përkrahjen e madhe nga tifozeria vendase. Në ndeshjen vendimtare të sezonit, Dardana do të luaj përball Trepçs në barazh./Indeksonline/