75 Mall Live Search
19:17 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Nga qershori regjistrimi i automjeteve kushtëzohet me pagesën e gjobave

Prej sot qytetarët e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Mitrovicës dhe Gjilanit kanë mundësi që për patent shofer të aplikojnë online nëpërmjet telefonit. Ketë qasje e ka mundësuar Agjencia për regjistrim Civil e Kosovës.

Po ashtu nga muaji i ardhshëm asnjë automjet nuk mund të regjistrohet pa paguar gjobat nëse kanë bërë shkelje të rregullave në trafik. Për këtë dhe çështje tjera ka folur drejtori i Agjencisë për regjistrim Civil të Kosovës, Bekim Hoxha.