Beqiri, PAN-it: E rrëzuat qeverinë “Mustafa”, bëjini votat për Platformën me Serbinë
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhj es Demokratike të Kosovës, deputeti Ismet Beqiri ka folur rreth platformës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Beqiri, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se partia e Isa Mustafës gjithmonë ka punuar për interesa të vendit, transmeton ‘Indeksonline’.
Zyrtari i LDK-së konfirmoi se subjekti i tyre nuk do ta përkrahë asnjë Platformë të Qeverisë “Haradinaj” rreth bisedimeve. Ai tërhoqi vëmendjen se partnerët qeveritarë (PDK, AAK dhe NISMA) po zotohen se i kanë numrat, atëherë, sipas tij, le t’i bëjnë votat edhe për këtë çështje.
“Asfar grupi i ashtuquajtur i unitetit për negociata nuk na duhet,statusi ynë ka përfunduar. I kemi Institucionet tona Kushtetuese,le ta kryen secili punën e vet”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Të dashur miq,
LDK gjithmonë ka punuar për interesa të vendit.
Këto dite po flitet për Platformën për dialog me Serbinë.
Ne jemi për dialog,por personalisht mendoj që ne nuk duhet të përkrahim një Platforme të tillë.
Ne të kryejmë punën tonë me përgjegjësi në Kuvend,por nuk shoh asnjë arsye që ne të përkrahim ata që nuk po punojnë për të mirën e vendit.
Ata që edhe sot e kësaj dite,pa të drejte akuzojnë LDK-në për dështimet e tyre,së fundmi për mos formim të Ushtrisë së Kosovës,të vërtetën e dinë të gjithë.
Po thonë,i kemi numrat,atëherë mos të kërkojnë votat tona, votën time.
Votat i benë për ta rrëzuar Qeverinë Mustafa, le ti bejnë per Platforma-t e tyre.
Asfar grupi i ashtuquajtur i unitetit për negociata nuk na duhet,statusi ynë ka perfunduar.I kemi Institucionet tona Kushtetuese,le ta kryen secili punën e vet.
Me perkrah dikënd,duhet me u besuar,me i besuar,duhet me qenë faktor uniteti,Presidenti i Kosoves nuk është i tillë,une nuk iu besoj,unë nuk i besoj. Ky është mendimi im,ky është qëndrimi im./Indeksonline/