The Sun: Klopp favoriti kryesor për të zëvendësuar Zidanen
Liverpool janë duke u përgatitur për një sulm të Real Madridit për Jurgen Klopp.
Kampionët evropian tani janë në kërkim të një trajneri të ri pas dorëheqjes befasuese të Zidane.
Real Madridi kanë identifikuar Kloppp si kandidatin kryesor për të drejtuar skuadrën shkruan e përditshmja britaneze The Sun.
Liverpool do mundohet për mbajtur gjermanin karizmatik i cili ende ka katër vjet në kontratën e tij në Anfield.
Mauricio Pochettino, i admiruar nga Perez, është gjithashtu në radar dhe edhe ky opsion do të shikohet. Por Klopp, 50 vjec, është në krye të listës së Madridit pas suksesit që arriti me Liverpoolin duke luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve.
Presidenti Florentino Perez beson se Klopp ka personalitetin dhe karakterin e fortë që kërkohet për të përballuar kërkesat e klubit më të madh të botës. /IndeksOnline/